Rama: Lajmi për makinën e Veliajt, një gënjeshtër fund e krye

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar gënjeshtra spektakolare lajmet e publikuara se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka blerë një makinë luksoze. Në bashkëbisedimin me gazetarët, Rama deklaroi se kjo është një gënjeshtër fund e krye, sikurse shumë e shumë lajme të tjera, me të cilat disa media ushqejnë qytetarët shqiptarë me informacione të pavërteta.

“Dita për mua prodhon më shumë gënjeshtra se sa të vërteta. Akuzohet kryetari i bashkisë së ka blerë një makinë luksi. Akuza merr dhenë. Gjithë dynjaja fillon shan, ndërkohë që makina është e dikujt tjetër që e ka parkuar aty. Akuzohem unë se harxhoj 730 mijë euro në vit për avion. Akuza merr dhenë, fillojnë sharjet. Gënjeshtër fund e krye. Pa bravë fare. Këto janë lajmet me të cilat po ushqehen qytetarët shqiptarë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?