Rama: Le t’u dhurojmë mikpritjen e merituar heronjve të Kombëtares!

 

Kryeministri Edi Rama fton të gjithë qytetarët që t’u dhurojnë mikpritjen e merituar heronjve të Kombëtares shqiptare.

Kështu, në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama bën të ditur se “heronjtë e Kombëtares zbresin sot në Rinas në orën 12.40”.

Më pas, vijon shefi i qeverisë, “autobusi i Kombëtares mbërrin në Kryeministri rreth orës 13.30”.

“Kombëtarja ndalet tek Sheshi Nënë Tereza rreth orës 14.30. Le t’u dhurojmë mikpritjen e merituar me diçka kuqezi në trup apo në duar”, shton Rama.

SHKARKO APP