Rama lehtëson masat, më shumë njerëz në rrugë

40 ditë në karantinë, ka bërë që shqiptarët të dalin në rrugë, kjo edhe falë lehtësimit të masave për një sërë biznese. Në Elbasan, hapja e shërbimeve të reja këtë fillim jave duket se nuk ka sjellë probleme sa i takon respektimit të distancave apo grumbullimeve në dyqane.

Qytetarët janë munduar të ruajnë distancat fizike mes njëri-tjetrit. E qetë ishte paraditja e kësaj të hëne edhe në qytetin bregdetar të Durrësit. Paçka se një pjesë e mirë e njësive të tregtimit dhe shërbimit ishin të hapura, njerëzit duket se kanë filluar të ruajnë vetë distancat, duke u kthyer tashmë në një mënyre të re të të lëvizurit në rrugë.

Korça e serenatave ishte e qetë paraditen e kësaj të hëne. Qytetarët korçarë u janë drejtuar me rregull dyqaneve dhe pikave të tregtimit të ushqimeve, duke mos krijuar grumbullime të panevojshme. Policia ka vijuar kontrollet për mjete dhe persona që lëviznin në rrugët e qytetit.

SHKARKO APP