Rama: Lekët e konviktit do kthehen, të gjithë po bëjnë mësim online. Jemi situatë lufte

Në ditën e dytë të protestës, kryeministri Edi Rama u ka ktyer përgjigje studentëve të cilët janë kundër mësimit online. Rama bëri krahasimin se vendi është në situatë lufte dhe në kushte të tilla nuk mund të merren vendime ne plane afatgjata. Sa i përket pagesës së konvikteve, Rama tha se paratë do të kthehen.

“Kjo situatë është situatë lufte, dhe nuk mund të planifikosh në plan afatgjatë dhe nuk vjen si rezultat i dëshirës, por i studimit përditë të kurbës dhe në të gjithë vendet, sot që flasim, rreth e rrotull bëhet online, ne nuk e kemi ndaluar mësimin, por që mësimi do të bëhet në distancë. të rinjtë transmetojnë COVID-in, se shumica janë asimptomatik dhe se nuk janë të prirur të respektojnë rregullat dhe marrin qafë njerëzit më vulnerabël në familje dhe natyrisht që tarifat e paguara për konviktet do të mbahen për muajt e tjerë nëse do të vijnë në konvikt ose do ju kthehen, se nuk është hotel privat nuk ka asnjë problem, por ajo që është e sigurt që nuk po bëjmë asgjë të vecantë nga sa bëjnë të tjerë. Të gjithë punojmë duke hedhur cdo ditë nga një hap, shikoni Francën”, tha Rama.

SHKARKO APP