Rama, letër ministrave: Turkoshakë, o mbytuni ose lini anijen!

Kryeministrit Edi Rama duket se i ka sosur durimi me ministrat e tij, pas gati dy vjetësh në qeverisje. Ai ka thënë shpesh se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, por duket se deklaratat janë bërë politikisht  nga ana e tij, ndërsa  mësohet se së fundmi u ka dërguar një letër gjithë ministrave të kabinetit duke u thënë që janë shkëputur nga realiteti i përditshëm dhe madje i ka cilësuar ata si arrogantë.

Sipas Ramës, ministrat kanë humbur kontaktet me bazën dhe me deputetët dhe orët e entuziazmit të qeverisjes janë zëvendësuar me pasdite turkoshake në kafene, në dreka e darka të gjata.

Letra e kryeministri është zbardhur nga Neësbomb.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E pra mësojeni përpara se të bëhet vonë sepse së shpejti do jetë vonë, që unë nuk bashkëjetoj dot me këtë situatë dhe nuk i honeps dot më reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerëzit, që nga shqiptarët e deri tek ndërkombëtarët që kanë nisur të bëjnë humor me ARROGANCEN tuaj! Dhe nuk i honeps dot më as që porositë e mia në këtë drejtim të merren si pjesë e mërzitshme e të qenit në një klasë ku fjalët e zyshës i merr era”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku që jeton brenda secilit prej jush, o mbytuni, o përgatituni për të lënë anijen”, mësohet se ka shkruar më tej Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?