Rama takon liderët e Ballkanit dhe Europës në Slloveni, “nuk njeh” kryeministrin grek me maskë (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni, ku pjesëmarrëse janë edhe vende të BE. Në një video të publikuar nga vetë Rama në rrjete sociale, shihet se si ai takohet me homologun hungarez, Viktor Orban.

Fillimisht ai përshëndetet në mënyrë ushtarake më të, e më pas i përkulet e i shtrëngon dorën. Një tjetër sekuencë e videos shfaq kryeministrin të ulur në një sallë, e pranë tij afrohet një person me maskë.

Ai fillimisht nuk e njeh, por kur personi që e përshëndeti heq maskën u zbulua se ishte kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Kryeministri ngrihet menjëherë në këmbë dhe e përshëndet homologun e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?