Rama: Majko i Barçes solli ters.Veliaj: Rama me Juven, por luan si Barça

 

Atmosfera e finales së madhe  të Champions League është ndjerë edhe në kryeqytet. Tifozë të shumtë janë mbledhur pranë kryeministrisë për të ndjekur këtë ndeshje të shumëpritur.

Mes tifozëve të shumë ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili organizoi edhe “Ministadiumin” për të gjithë tifozët kryeqytetas.

Kryeminsitri Edi Rama ndoqi ndjeshjen finale të Champions së bashku me kandidatin për Tiranën, Erion Veliaj dhe deputetin Pandeli Majko e shumë të rinj të kryeqytetit. Batutat mes të qeshurave nuk munguan në mbrëmjen e madhe.

Edi Rama: Kam Pandin afër që është me Barcelonën dhe ka sjellë pak ters më duket sot. Unë jam me Juventusin. Është e vështirë por jo e pamundur. Por më e rëndësishmja është të shohim një futboll të bukur.

Gazetari : Ndonjë bast të vogël me Majkon ka pasur

Edi Rama: Jo jo nuk kemi pasur por më duket ka sjellë tersin se është me Barcelonën

Pandeli Majko: Nuk ka ardhur tersi por mbarësia, por kur han gol kështu është muhabeti. Është falur një penallti, se këtë nuk e thotë.

Edi Rama: Pandi sheh futboll vetëm kur është finalja dhe merr më të fortin.

 Veliaj: Jam me Barcelonën

Gazetari: Prandaj je larguar .. (Veliaj ndodhet disa karrige më larg nga Rama)

 Veliaj: Po mbaj pak distancë të shëndetshme. Ajo që funksionon mirë për Barçen është se luan në ekip. Edi vërtet ëshë me Juven por drejton skuadrën e qeverisë si Barça. Luan në ekip.

SHKARKO APP