Rama-Manastirliu: Në 4 ditë janë vaksinuar 2664 mësues me dozat nga AstraZeneca

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër fillimin e procesit të vaksinimit të mësuesve në qytetin e Fierit. ”Kemi filluar edhe në Fier procesin e vaksinimit, kemi 3 shkolla të hapura ku po vaksinohen sot mësuesit. Vetëm në 4 ditët e para kemi vaksinuar 2664 mësues ose 7.2% të totalit të mësuesve që kemi në të gjtihë vendin. Procesi ka ecur shumë mirë, shkollat tashmë bashkë me strukturat e shëndetësisë janë në funksion të plotë të këtij procesi, për ta përmbyllur sa më mirë dhe sa më shpejt”, tha Manastirliu.

Po ashtu ministrja bëri me dije vendimin e Komitetit Kombëtar të Imunizimit. ”Dje Komiteti Kombëtar i Imunizimit ka marrë vendimin për të vijuar vaksinimin me vaksinën AstraZeneca. Sigurisht do të pritet edhe vendimi i Agjencisë Europiane të Barnave, por ne po e monitorojmë me shumë kujdes të gjithë procesin”, tha Manastirliu.

Kurse Rama tha se vijimi i procesit të vaksinimit është prioriteti nr.1. ”Ky është një proces që duhet të shkojë paralel me kujdesin, duhet të shkojë paralel me mbrojtjen dhe është fatkeqësi që për shkaqe politike e interesa partiake, jepet shembulli më i gabuar, por njerëzit vetë duhet të kuptojnë se kjo është një luftë për shëndetin, është një luftë për jetën. Këputja e zinxhirit të infektimit përmes vaksinimit, është prioriteti nr. 1 dhe ne do të vazhdojmë intensivisht vaksinimin”, tha kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi i vaksinimit anti-covid ka vijuar me kalendar të kombinuar për mësuesit, të moshuarit mbi 80-vjeç dhe personelin shëndetësor, në pikat e përqëndruara dhe në shkolla dhe që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 30,031 vaksinime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?