Rama: Mandati i tretë nuk është për karrigen e askujt, por për Reformën në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në çeljen e fushatës zgjedhore për 25 prillin, deklaroi se mandati i tretë i Partisë Socialiste do të finalizojë Reformën në Drejtësi. Nga ana tjetër, Rama theksoi se mandati nuk është për karrigen e askujt, por që Shqipëria të ecë përpara.

“Mandati i tretë i PS-së nuk është një qëllim në vetvete një inertësi në nevojën apo në dëshirën për pushtet. Mandati i 3 i PS-së nuk është për PS dhe për ata që PS-ja e përfaqësojnë si deputetë si ministra si kryetarë bashkish si anëtarë të këshillave bashkiak.

Mandati i tretë nuk është për karrigen e askujt përfshirë edhe timen, por është që Shqipëria të mos kthehet dot më kurrë mbrapa sepse ne i bëjmë të pakthyeshme të gjitha reformat që janë rrugës. Mandati i tretë bën të pakthyeshme Reformën në Drejtësi dhe bën të mundur ardhjen në jetën tonë të një drejtësie të re. E kundërta bën kthim atje ku Shqipëria nuk mund nuk duhet dhe nuk do të kthehet më.

Mandati i tretë i PS-së do të thotë që prona të mos jetë më një problem në mesin tonë. Do të thotë që poilika të mos mund tu bëjë më dotë asgjë as mjekëve as infermierëve as atyre që janë në një vend pune falë meritës së tyre e kundërta do të thotë rikthim pas dhe varje e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi”,-tha Rama.

SHKARKO APP