Rama: Mandatin e tretë çojmë në 400 mijë lekë pagën minimale, kurse e administratës deri në 850 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama i cili kërkon një mandat të tretë qeverisës, këtë të hënë ka nisur aktivitetin politik ”Rruga drejt 25 prillit”, dhe në fokus janë pagat, taksat dhe biznesi për planin e veprimit të PS-së në vitin 2021-2025.

Objektivat:

-380-400 mijë lekë duam që ta çojmë në fund të mandatit të tretë.

-Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të heqim taksën nga paga 400 mijë lekë. 63% e të punësuarve me zero taksë mbi pagën.

-Shtyjmë fashën e taksimit dhe ulim tatim fitimin për të gjithë ata që marrin 2,5 milionë lekë në muaj. Është një masë e kërkuar me të drejtë nga një kategori të kualifikuarish. Hyn në fuqi nga 1 janari 2022.

-Do të rrisim pagën e administratës, do ta çojmë deri në 850 mijë lekë në muaj.

SHKARKO APP