Rama: Marrëdhëniet me Rusinë janë ftohur, por vetëm kaq
Kryeministri Edi Rama, ka treguar se pas dëbimit të diplomatëve, ka një marrëdhënie të tensionuar me Rusinë, por vetëm kaq. ”Ka një rënie të temperaturës së ulët të marrëdhënieve, por më shumë se kaq nuk ka problem”, tha Rama i pyetur nga gazetarët.
Të hënën mediat në Rusi shkruanin se Ministria e Jashtme e Rusisë ka dëbuar një diplomat shqiptar. Sipas ”Sputnik”, dëbimi i diplomatit shqiptar është një përgjigje për Shqipërinë që dëboi pak ditë më parë diplomatin Aleskej Krivoshejev, me arsyetimin se kishte shkelur rregullat e Covid-19.
Tashmë diplomati shqiptar është shpallur non grata dhe do të duhet të largohet brenda 72 orëve. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e shpalli diplomatin rus Aleskej Krivoshejev person “non grata” më 20 Janar.