Rama: Mbani maskat që të evitojmë një mbyllje të dytë

Gjatë prezantimit të platformës online “Akademi.al”, e cili do ti vijë në ndihmë të gjithë nxënësve të klasave të ndryshme që zhvillojnë mësim kolektiv, kryeministri Edi Rama foli për mbajtjen e maskës si rrugë kundër mbylljes.

“Sfidat e përditshme të sistemit arsimor që nga ministrja tek punonjësi i fundit. Duhet të jenë vigjilent në çdo moment më tepër se askush, mësuesit janë në kontakt me shumë fëmijë por përmes tyre dhe me shumë familje. Kanë detyrën më të vështirë që tua bëjnë fëmijëve sa më të lehtë dhe të pakuptueshmen të kuptueshme. Fëmijët që në momentin e parë të lindjes janë mësuar të bëjnë të kundërtën. Përfitoj nga rasti të them që të gjithë duhet të bëhen të vetëdijshëm për rrezikun që po kalojmë. Një mbyllje përsëri do të ishte shumë herë më problem dhe me shumë më tepër pasoja se mbyllja e parë në të gjitha aspekte. Këtë rrezik mund ta shmangim duke mos shmangur bezdinë të vënies së maskës sapo dalim nga shtëpia dhe kudo. Kjo nuk është një lojë, nuk është një grip i zakonshëm, dhe sëbashku me gripin dobësojnë organizmin që sulmojnë dhe që prekin”,-tha Rama.

SHKARKO APP