Rama në Romë: Të çelim një “korsi të shpejtë” për integrimin (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama mbërritur në Romë, ku është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri italian Mario Draghi.
Para se të nisej drejt Romës, kryeministri i Shqipërisë lajmëroi në qendër të diskutimeve pritet të jetë tema e njohjes së pensioneve të bashkëqytetarëve shqiptarë në Itali, si dhe bisedime për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.
Pas takimit, të dy kryeministrat, Rama dhe Draghi, kanë dalë në një konferencë për mediat.
Në fjalën e tij, kryeministri shqiptar ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE.
Rama ka thënë se është e rëndësishme të çelim një “korsi të shpejtë” integrimi.
“Nuk ka kuptim të kem dy “korsi”, një për në BE dhe një për në Ballkanin Perëndimor“, tha Rama.
“Ka disa vende të cilat kanë ndjekur një vijë të ndryshme, por nuk mund ta ndryshojmë këtë, por integrimi Evropian i Shqipërisë, nuk është diçka që na e kanë detyruar apo kërkuar, është diçka që është pjesë e borxhit që ne i kemi brezave të rinj. Është pjesë e fatit të Shqipërisë, ka qenë ëndrra e të gjithëve ne, që gjithnjë kanë synuar bregun tjetër të detit. Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë. Italia është një partner i pa zëvendësueshëm për të gjithë ndihmën që na ka dhënë. Ashtu si vendet e tjera partnere, mike. Zgjerimi është fati i BE, nëse BE, dëshiron të përmbyllë projektin e etërve themelues”, tha Rama.
Më tej, kryeministri shtoi se veto e vendosur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut është një dëm kolateral për Shqipërinë. Sipas tij, Holanda dhe Franca po punojnë për ta hequr.
Ndërsa kryeministri italian Mario Draghi tha se Italia është shumë e përkushtuar të mbështesë Shqipërisë në çdo fushë dhe në integrimin në BE, por edhe zhvillimin e saj në çdo fushë duke u përshtatur sa më shumë me standardet e BE.
“Është një marrëdhënie shumë e fortë, e suksesshme, nuk ka nevojë për fjalë por vetëm për përforcime. Bashkësia shqiptare në Itali është një bashkësi shumë e gjerë dhe shumë mirë e integruar dhe studentët shqiptarë janë të shumtë në universitetet tona. Italia është pranë Shqipërisë për hyrjen e Shqipërisë në BE dhe ndjek nga afër për përshtatjen e standardeve të Shqipërisë me ato të BE dhe për rolin e Shqipërisë në stabilitetin në Ballkan”, tha Draghi.
KOHA JONË SONDAZH

