Rama mbledh administratën e Bashkisë së Tiranës, Teliti: Grusht shteti

Këshilltarët bashkiakë të opozitës kanë dalë kundër kryeministrit Edi Rama. Sot Rama mbledh në sheshin Skënderbej administratën e Bashkisë së Tiranës. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, shprehet se kryeministri ka kapur çdo pushtet.
Postimi i Telitit:
Grusht shteti institucional në mes të Tiranës! Kryeministri që ka kapur çdo pushtet, tani vendos të vetëshpallet edhe kryetar bashkie, duke e kthyer shtetin totalisht në pronë private.
Në vend që të zbatojë Kushtetutën dhe të shkarkojë urgjentisht Veliaj dhe të lejojë zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ti deleguar përkohësisht kompetencat zyrtarisht njërit prej nënkryetarëve të bashkisë, Rama organizon miting me administratën e Bashkisë, duke e përdorur atë si me qenë ndonjë repart partie.
Pasi “e çoi me duart e tij” në burgun e Durrësit , tani Kryeministri po mundohet të dalë si “shpëtimtari” i kryeqytetit. Kjo nuk është më as fasadë, por është autokraci e pastër! Shqipëria nuk mund të jetë peng i një njeriu!