Rama mbledh drejtuesit politikë: Në fokus qarqet problematike dhe strategjia e kundërshtarëve

Pas grupit parlamentar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politik të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste.

Rama kërkon një mandat të tretë por ka shpërndarë detyra edhe në mbledhje të tjera të përjavshme të shtabit elekoral, që të shkojnë në bazë, të gjejnë problematikat dhe të analizojnë në selinë e PS të gjitha projeksionet se çfarë po bëhet me qytetarët.

Cilat janë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Një tjetër pikë që pritet të analizohet sot ka të bëjë me dhe me strukturat e Partisë Socialiste në qarqet më probmelatike. Nga mbledhjet e kaluara, qarqet më problematike kanë dalë qarqet e veriut.

Një tjetër detyrë që i’u është dhënë javën e shkuar drejtuesve politike për t’ia dorëzuar sot kryeministrit Rama, ka të bëjë me strategjinë e kundërshtarëve politikë.

Rama ka kërkuar që të shikojnë strtegjinë e PD dhe partive opozitare në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 25 prill.

SHKARKO APP