Rama mbledh qeverinë një ditë pas Asamblesë Kombëtare
Kryeministri Edi Rama mbledh kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave një ditë pas Asamblesë Kombëtare.
Një ditë më parë kryeministri mblodhi Asamblenë Kombetare të PS-së dhe paralajmëroi deputetët socialistë por dhe kryebashkiakët socialistë se kush nuk do i përgjigjet ritmit që kërkon 30 qershori nuk do të jenë pjesë e projektit politik 2021.
“Nuk mund të ketë më anëtar të Asamblesë së PS-së që kujtohen për PS-në vetëm nga ftesa për mbledhjen e Asamblesë dhe nuk shfaqen tek njerëzit. Kush nuk do i pergjigjet ritmit qe kerkon 30 qershori nuk do të jetë më në projektin tonë politik 2021. Kush nuk nuk do të bëjë kilometrat e veta që imponon 30 qershori do të dalë nga projekti i vitit 2021. Ashtu si kundër do të dalë jashtë nga kjo familje e madhe politike çdo kryebashkiak që do të bëjë gabimin të mendojë që tani që ka marrë mandatin mund të bëjë pa njerëzit dhe pa ne. Revolucioni imagjinar i administratave bashkiake ishte një turp dhe u kthye në disfatë shembullore për udhëheqësit,”-tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka nisur ndryshimet në strukturat e PS-së, duke nisur me të deleguarit politikë në rrethe.
Ditmir Bushati nuk do të jetë më drejtues i Shkodrës, këtë detyrë do ta mbajë Valdrin Pjetri, ndërsa Sandër Lleshit ju delegua qarku i Lezhës, nga ku largohet Lindita Nikolla.
Rama informoi se Partia Socialiste hyn në zgjedhje të cilat do të nisin nga shtatori deri në janar të 2020 kur do të mbahet dhe Kongresi i Partisë Socialiste
KOHA JONË SONDAZH

