Rama “mburret” me kilometrat e makinës, por ka frikë për fatin e tij

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Laprakë, tha se Shqipëria mund të bëhet dhe për ta mbështetur këtë, u kthye nga emigracioni.

Sipas tij, po të shikosh kilometrat në makinën e tij janë më të shumta se të kryeministrave të tjerë për shkak të udhëtimeve në të gjithë Shqipërinë.

Unë kam hyrë në këtë rrugë, pikërisht që fatin tim, të familjes time, të vendit tim, mos tua delegoja të tjerëve. Sot jam këtu që t’u them shqiptarëve; mos ndaloni, mos ktheni rrugën, mos u dorëzoni. Ngjitja drejt majës ku duam të mbërrijmë është e vështirë. unë i kam realizuar të gjitha. I kam pasur të gjitha nderet nga populli im. Unë s’jam këtu për veten, ne, Erjoni, ju të gjithë e duam Shqipërinë jo për pushtetin, kurse ata e duan për pushtetin. Po të shohësh kilometrat në makinën time është më i gjatë se sa ajo e kryeministrave të gjithë bashkë në vendin tonë për shkak të udhëtimeve të mia në të gjithë Shqipërinë”, tha ndër të tjera Edi Rama.

SHKARKO APP