Rama mburret me raportin e Bankës Botërore, ndjekësit e shigjetojnë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një vlerësim të Bankës Botërore për ekonominë e Shqipërisë, të cilën e cilëson me performancën më të lartë në rajon.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin pozitiv të vlerësimeve për Shqipërinë nga Banka Botërore dhe institucione të tjera ndërkombëtare si ekonomia me performancën më të lartë në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Por pas kësaj nuk kanë munguar reagimet e qytetarëve, që i kujtojnë se nuk ka nevojë për lajmet, pasi njerëzit janë pa punë.
“A po fol seriozisht ti apo je në ëndërr o Kryeministër ca ekonomie po fol ti kur të gjithe dun me ik 1 orë e më parë nga ktu”, shkruan një komentues.

KOHA JONË SONDAZH

