Rama më 12 Maj në Athinë, Blendi Klosi: Veç probleme teknike me sallën, me Greqinë s’kemi asgjë zyrtare

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka folur për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi, ku do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj. Në një kohë që mediat greke shkruajnë për një vizitë të pa dëshiruar të Ramës nga qeveria greke dhe opozita, Klosi thotë se nuk ka patur asnjë problem zyrtar me Greqinë. Ai thotë se së bashku me disa deputetë të tjerë socialistë ka udhëtuar drejtë Athinës ku dhe ka gjetur sallën ku do të zhvillohet takimi.

“Para se ta bënim publikë të gjithë turin e takimeve unë personalisht së bashku me dy-tre kolegë kemi qenë në Athinë. Vizituam dy-tre salla, ramë dakord për sallën, patëm një takim me drejtuesit e ambientit, patëm takim me përfaqësues të shtetit grek dhe morën të gjitha dakordësit dhe pastaj bëmë publik datën.

Të gjitha i kemi bërë në një linjë zyrtare paraprakisht. në momentin që ne filluam organizuam, ne kontaktuam në të gjithë komunitetin shqiptar në Greqi, filloi kjo histori e sallës, përsëri ishim para dy ditësh në Athinë. nuk kemi patur asnjë çedim nga ndryshimi i ambientit.

Realisht po organizohet një takim me 10 mijë qytetarë dhe vetëm kjo sallë mund t’i mbante të gjithë së bashku. Aty filloi problemi i parë që kishte të bënte teknikisht, në asnjë moment nuk kemi patur negativitet nga zyrtarët e shtetit. Deri tani nuk kemi asnjë problem zyrtar me Greqinë”,-tha Klosi në ”Opinion”.

SHKARKO APP