Rama me anëtaren e vjetër të Elbasanit, ajo përlotet: Luli mbante derën hapur të PS-së në kohët më të vështira

Një falenderim special përcolli kreu i PS-së, Edi Rama gjatë takimit me vajzat dhe gratë në Elbasan. Rama ftoi në skenë një anëtare të Partisë Socialiste të Elbasanit, e cila iu afrua kreut të PS-së e përlotur. Kreu i PS-së tha se Luli, anëtarja e vjetër e PS Elbasan, ka qëndruar në ditë të vështira, të cilëve i ka shprehur mirënjohjen.

“Tani unë dua të bëj një nderim për një grua këtu, që nuk është kandidate, që nuk është nën dritat e skenës, por që unë e kam gjetur gjithmonë këtu. Luli, hajde pak këtu. Mbante hapur derën e Partisë Socialiste, kur Partia Socialiste kishte dalë nga një humbje; aty ishin mbledhur ca burra, të mërzitur dhe depresivë, dhe Luli rrinte aty; atëherë ne nuk e kishim ndaluar ende cigaren.

Gjithë ata burra aty, shikoj unë Lulin: “Kush është kjo mo vëlla?” Aty te Luli më ngelën sytë mua. Këtu, te kjo, duhet me u kap me fillu rindërtimin e Partisë Socialiste. Unë të jam shumë mirënjohës. Në kohën kur Luli dhe disa gra të tjera që janë këtu rrotull dhe që besnikërisht qëndronin në ditë të vështira, Partia Socialiste kishte 12% gra dhe vajza, që nuk i ftonin në organizata. Unë jam shumë krenar sot që ne arritëm këtë”-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?