Rama me biznesin e vogël: I kam kërkuar OSHEE-së që në fatura t’ju vijë edhe shuma që paguan shteti për ju
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, ku edhe ka diskutuar situatën rritjes së çmimeve në vend.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se energjia në tregun ndërkombëtar është njësoj për të gjithë.
“I kam kërkuar OSSHE që për çdo faturë të sjellë pjesën e pagesës së buxhetit të shteti për çdo familje dhe biznes të vogël. Është fakt që energjinë e marim nga burimet tona ujore dhe kur ato janë në mangësi, dhe kur nuk ka ne duhet të dalim në import. Në Import jemi të detyruar ta blejmë energjinë si gjithë të tjerët. Çmimet janë të larta dhe rrogat e ulëta në krahasim me vendet e tjera. Kur t’i blen energjinë në tregun ndërkombëtar nuk pyet sa i kanë pagat klientët e tu. Në 91 buka ka kthyer brenda një natë. Shqipëria ka nevojë për konsum energjie…Sot nevoja për konsum është gjigante, sa janë pallate në tiranë që kanë lokale. Shqipëria nuk e depoziton dot energjinë sepse na mungon Skavica.
Lidhur me naftën, Rama u shpreh se ka vende ku nafta është 2.3, 2.4 apo 2.8 euro.
“Edhe për naftën duhet të them se kemi naftë të rëndë që eksportohet për bitum. Nëse me naftën tonë do ta rafinonim për të bërë benzinë kosto do ishte më e lartë se ajo e naftës që vjen nga importi. S’ka interes të ndërtosh rafineri nëse nuk ke kontrata për naftë importi dhe pastaj ta shesësh. Është e vërtetë që në strukturën e çmimit të naftës kemi një barrë më të lartë se vendet e tjera në rajon, sepse vendet e tjera taksën e qarkullimit nuk e kanë në strukturën e çmimit, ne e kemi aty. Askund nuk ka biznes të vogël me taksë zero”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

