Rama me makinë të blinduar, Paloka: Skandal brenda skandalit!
PD ka publikuar sot një video që kryeministri Edi Rama lëviz me makinë të blinduar, që i përket vëllait të tij. Nënkryetari i PD, Edi Paloka, në studion e emisionit “Tempora” tha kjo është një skandal. Ai deklaroi se Rama bredh me 200 bodigardë.
Edi Paloka: Kemi bërë verifikimet e duhura dhe rezultati është ai që ka dhënë Bardhi. Një skandal brenda skandalit që kryeministri merr një makinë private të blinduar në momentin kur ka ngritur gjithë këtë furtunë dhe po bllokon në rrugë njerëz të pafajshëm vetëm se i mbushet mendja një polici se ka një makinë të shtrenjtë.
Sonila Meço: Çështja është pse vëllai i kryeministri ka nevojë për makinë të blinduar.
Edi Paloka: E kemi thënë dhe këtë, kur futesh në pisllëqe detyrohesh të bredhës me makina të blinduara. Ka dhe bodigardë vëllai i kryeministrit.
Sonila Meço: Kjo është shqetësuese
Edi Paloka: Ti shih kryeministrin që bredh me 200 bodigarde, mbajnë antiplumb valixhe.