Rama: Me Merkel kam një marrëdhënie të posaçme. Më komplimentoi për atletet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Angela Merkel e ka komplimentuar, kur ai u shfaq për herë të parë me atlete.

I pyetur nga Mustafa Nano, në emisionin Provokacija, se çfarë mund të mendonte Angela Merkel për Edi Ramën, ai tha se kancelarja i ka bërë kompliment për atletet.

Edi Rama: Merkel me komplimentoi per atletet | ABC News Albania

Mustafa Nano: Çfarë mund të mendojë Angela Merkel për Edi Ramën?

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama: Nuk e di duhet ta pyesni, nuk e kam idenë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Di të them që për atletet, kur u shfaqën për herë të parë më ka bërë një kompliment shumë të bukur.

Intervista me Edi Ramën ka nisur, me këmbët e kryeministrit dhe të moderatorit mbi tryezë.

Kamera fokusonte atletet e të dyve, ndërkohë që Nano fliste për “këmbët e famshme” të Ramës.

Edi Rama: Me Merkel kam nje marredhenie te posacme | ABC News Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?