Rama “me një frymë” kthehet nga Brukseli, “numëron” vaksinat në Rinas: Së shpejti vaksinim intensiv në gjithë territorin
Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”, 15,210 doza të tjera të vaksinës për koronavirusin, të prodhuar nga Pfizer. Dozat janë pritur në aeroport nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Kryeministri Edi Rama u u shpreh se sot është marrë konfirmimi nga Pfizer për 30 mijë doza të tjera në prill. Kreu i qeverisë tha po ashtu se së shpejti ka një lajm të mirë ndërsa shtoi se janë të konfirmuara edhe 14 mijë dozat e para nga Astra Zeneca përmes mekanizmit të Covax.
Synimi sipas Ramës është që Shipëria në verë të jetë e hapur për të gjithë ata që duan ta vizitojnë vendin.
“Sot kemi marrë konfirmiim nga Pfizer, që do të marrim 30 mijë doza për prillin…Kam shumë besim që shumë shpejt do të kemi një lajm shumë të mirë, nga një anë sepse kemi ndërkohë të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga Astra Zeneca përmes Covax-it, brenda mesit të marsit, nga ana tjetër po punojmë me disa burime të tjera. Jam besimplotë që do të kemi së shpejti mundësinë e një vaksinimi intensiv në të gjithë territorin…për ta bërë këtë sezon të ardhshme turistik një sezon me infektime me rënie drastike, me të cilin Shqipëria mund të jetë plotësisht e hapur për të gjithë që duan të vijnë.”
Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për durim, pasi sipas tij, kjo është një luftë e madhe tregtare dhe se Shqipëria nuk është mbrapa askujt në këtë proces.