Rama me punonjësit e bashkisë së Tiranës në shesh, Berisha: Si Ramiz Alia, ishte miting anti-shtet

Takimi i Edi Ramës në sheshin “Skënderbej” me 6 mijë punonjësit e Bashkisë së Tiranës, për Sali Berishën ishte një miting anti-shtet. Duke analizuar atë që e cilësoi si tmerri i kryeministrit, Berisha tha më tej se me këtë takim në shesh me punonjësit e bashkisë së kryeqytetit, kryeministri “u përpoq t’i japë vetes kurajo”.
”Ishte siç e patë vetë, antimitingu më i heshtur, i regjistruar në historinë e njerëzimit. Ishte miting anti-shtet. Më pëlqeu ai karakteri i përmoçëm i tij, ishte si miting për mortje, domethënë ose numërimi i kantdaunit të pandalshëm të Edi Ramës. Vetë fakti që u detyruar ta thërrasë, në një akt në dijeninë time të pashembullt që nga 90’.
Në 90’ Ramiz Alia thirri një miting të kësaj natyre. Ai mitingu ishte që firmosi rrokullisjen drejt fundit të tij. Edi Rama bëri të njëjtën gjë. Sesi një kryeministër mund të ndërmarrë një akt të tillë, çfarë është kjo. Në psikologjinë e tij atë e gjejmë me gropa të tmerrshme tmerri”, tha Berisha në ”A2cnn”.