Rama merr Zahon në male dhe i prezanton bukuritë e Nivicës (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama dhe djali i tij Zaho kanë vizituar Nivicën, duke promovuar turizmin malor. Kreu i qeverisë ka thënë se në këtë zonë të mrekullueshme një çift investitorësh suedezë kanë ngritur një EkoResort. Kryeministri tregon se sot në Nivicë do të jetë edhe kryeministri i Suedisë, Goran Persson.
“Aty ku mes natyrës magjike një çift investitorësh suedezë kanë ngritur një EkoResort model, shembull fantastik i mençurisë dhe respektit për natyrën, i cili tregon se si mund të krijohet një sipërmarrje turistike me shumë mend e jo shumë fonde, e ku sot Nivica ka nderin të ketë mik special kryeministrin e famshëm të Suedisë, Göran Persson”, shkruan Rama në Facebook.