Rama merret me falle/ Punimet për ujësjellësin e ri cënojnë identitetin e qytetit të gurtë

Në lagjet e sipërme të Gjirokastrës vështirë të gjesh një rrugë të çuar deri në fund nga Bashkia e këtij qyteti.

Punimet për ujësjellësin e ri kanë nisur prej muajsh por ende nuk kanë përfunduar duke sjellë probleme në lëvizjen e banorëve.

Kanalet hapur thuajse në çdo rrugë paraqesin rrezik për të moshuarit e fëmijët.

Po kaq shqetësuese është edhe dëmtimi i kalldrëmeve karakteristike të këtij qyteti.

Ashtu siç edhe këto pamje tregojnë në kalldrëme është punuar pa kujdes duke iu cënuar identitetin e mbartur ndër vite.

Gjirokastra është një ndër destinacionet turistike gjatë stinës së verës, por edhe pse shumë pranë nisjes së sezonit qyteti duket se nuk është gati të mirëpres vizitorë.

SHKARKO APP