Rama ”mesazh” dhe thirrje Bashës: Fundi është në tryezë
5 orë debate dhe ende palët nuk e kanë gjetur gjuhën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në fjalën e tij për gazetarët pas mbledhjes së Këshillit Politik, kryeministri Edi Rama tha se kreu i PD-së, Lulzim Basha do të ulet me të në tryezë. ”Ngado që të rrotullohesh, sërish do mblidhemi në tryezë. Sado t’i marrësh malet, fundi është në tryezë. Kjo është një tryezë që do na mbledhë sërish. Në kemi mbajtur një pozicion shumë të ekuilibruar dhe jemi munduar që produkti të jetë sa më gjithëpërfshirës”.