Rama mesazh nga fabrika e përpunimit të ullirit në Lezhë: E çmendët miletin

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë, ku vizitoi fabrikën e përpunimit të ullirit dhe fruta-perimeve.

Sipas kryeministri Rama, ky investim është një tjetër shembull kuptimplotë i suksesit që vjen kur garantohet cilësia e produktit, çka reflektohet edhe në zgjerimin e tregjeve.

“Në të gjithë këtë volum eksporti që është rritur dhe që ka shkuar jashtë nuk ka asnjë kamion të kthyer mbrapsht për arsye të standardit, asnjë kamion me fruta, asnjë kamion me perime, asnjë lloj problemi, të gjitha brenda standardit, se këtu historia është futet në kazan një rast, bëhet nami, “janë me kimikate, janë me helme, janë me këto e janë me ato” edhe çmendet ky milet. Natyrisht që ka raste abuzimi, por produktet tona asnjë kamion nuk është kthyer mbrapsht, nga pikëpamja e standardeve, flas nga ana e garancisë dhe sigurisë ushqimore,” shprehet Kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa sipas sipërmarrësit të kësaj fabrike kapaciteti i prodhimit dhe  eksportit shkon në rreth 700 ton në vit, teksa thekson se ka depërtuar edhe në tregje të mëdha europiane, si Gjermani, Itali e Zvicër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Kryeministri theksoi se një rol të veçantë ka edhe media, e cila nuk duhet të abuzojë me imazhin e biznesit prodhues vendas, pasi në këtë mënyrë dëmton edhe vetë konsumatorin dhe prodhimet shqiptare.

“Kur kemi filluar procesin për të kaluar antishpifjen në Parlament, – shprehet Kryeministri, – jam habitur, më shkruanin biznesmenë, “mos u tërhiq, na mbytën, na vënë gjoba dhe thonë, o paguaje, ose do të sulmoj në televizion, do të sulmoj në portal, në gazetë, do të të bëj copë, derisa të paguash”. Mirëpo, të gjitha këto janë stres për njerëzit.”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?