Rama mesazh shqiptarëve në Itali: Tregojuni të afërmve tuaj të vërtetën, ndihmoni ata që s’e kanë kuptuar ende

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përmes një statusi në FB se janë të shumtë shqiptarët që i shkruajnë nga Italia dhe ai nuk ngurron t’i falenderojë.

Rama thotë se shqiptarët në Itali që janë dhe në zonën e dhimbjes më të madhe të luftës ndaj koronavirusit dhe duhet t’i japin forcë dhe kurajo të afërmve të tyre në Shqipëri duke u thënë vetëm të vërtetën për të ndihmuar ata që s’e kanë kuptuar apo s’duan të kuptojnë ende.

STATUSI I EDI RAMËS

? FALEMINDERIT NGA THELLËSIA E ZEMRËS TË GJITHËVE JU QË JENI NË ITALI DHE SHKRUANI NË FAQEN TIME FJALË TË NDJERA, TË MENÇURA, TË VËRTETA NGA ZONA E DHIMBJEVE MË TË MËDHA TË LUFTËS?

? JU LUTEM SHKRUANI SA TË MUNDENI, KURDO E KUDO MUNDENI PËRMES FEJSBUKUT TUAJ DHE FOLUNI SA MË SHUMË NËPËR TELEFONA TË AFËRMVE E MIQVE TUAJ KËTU NË SHQIPËRI, JEPUNI KURAJO E FORCË DUKE U THËNË TË VËRTETËN! NDIHMONI QË ATA QË S’E KANË KUPTUAR APO S’DUAN TA KUPTOJNË AKOMA, QË JEMI NË NJË LUFTË TË VËRTETË DHE ANKOHEN SIKUR JEMI NË NJË LOJË KUKAMÇEFTHI, TË VIJNË SA MË SHPEJT NË VETE E TË MBLEDHIN MENDJEN!

? VIVA L’ITALIA RROFTË SHQIPËRIA

SHKARKO APP