Rama -Meta dalin të lumtur nga dreka në vilën 30

 
Mbaroi dreka tek vila 30 mes kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta ku ishin edhe disa të tjerë si garniturë politike.
Sapo dolën nga takimi-drekë me verë të kuqe "Kallmeti" ata të dy ,si rrallëherë bashkë para medias, dukeshin të lumtur. I pari foli kryeministri Rama, i cili tha se gjithçka po ecën mirë dhe se gëzohemi që edhe opozita hypi në trenin tonë të Reformes në Drejtesi dhe vitin tjetër do ta miratojmë. Folëm edhe për gjëra të tjera, tha ai.  Ndërsa Ilir Meta tha se po punohet me seriozitet mbi platformën e komisionit të Venecias dhe gjithçka ecën në drejtimin e duhur.
U ndanë të entuziasmuar, të dy, sa për pak kryeministri desh hypi në makinën e kryetarit të Kuvendit.

SHKARKO APP