Rama, Meta dhe Idrizi takim pune me 3 ministra (VIDEO)

 

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta kanë nisur takimin në rezidencën qeveritare. Në takim mësohet se janë dhe ministri i Financave Shkëlqim Cani, ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Mësohet se në takim janë dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe. Nga burime brenda takimit informohet se pjesë e diskutimeve është pr/buxheti i vitit 2016. Për herë të parë në takimet e dy drejtuesve të koalicionit merr pjesë dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Kreu i PDIU ka shkuar në takim në vilën qeveritare rreth 30 minuta pas nisjes së takimit. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili kërkoi të rishikohet buxheti i disa bashkive të vendit dhe të kishte më shumë vëmendje buxheti i ministrisë së Shëndetësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por nuk është vetëm buxheti çështja që mund të diskutohet. Dy ditët e fundit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nisjen e punës për reformën zgjedhore. Një nismë që gjithmonë ka pasur përplasje në klasën politike për shkak problemeve që kanë zgjedhjet në vend.

Ndërkohë, temë kryesore në marrëdhëniet PS dhe LSI mbetet nevoja për rifreskimin e kabinetit qeveritar. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?