Rama: Mos vini baste kur bëhet fjalë për mua, apo për qeverinë time… do humbisni

Në konferencën e drejtëpërdrejtë me presidenten e Komisionit Europian Kryeministri Edi Rama mori dy minuta kohë për tiu përgjigjur dhe kundërshtarëve nëpër ekranet televizive të cilët nuk besonin se qeveria do të arrinte të mblidhte 1.15 miliardë euro për rindërtimin e Shqipërisë.

“Kumari është i ndaluar në Shqipëri por pashë shumë njerëz sot që vinin baste dhe dëgjova shumë njerëz që vinin baste se kjo do ishte katastrofë, sepse janë në kërkim të lajmit të keq që është ushqimi i tyre i përditshëm

Megjithatë e humbën bastin kështu që mos vini bast kur bëhet fjalë për mua, qeverinë time dhe marrëdhëniet tona me botë” u shpreh Rama.

Më tej sa Rama garantoi se procesi do të jetë transparent dhe llogaridhënës në cdo qindarkë.

“Pasi thanë se kjo do të ishte një katastrofë kur kontributet po rriteshin thanë eh nuk mund ti menaxhojnë. Mundemi sepse po punojmë jo vetëm me miqtë amerikanë por edhe me institucionet europiane dhe e dimë shumë mirë nëse do të gjesh njerëz që do ta të bëjnë jetën shumë në të vështirë kur kërkon para i gjejmë këtu në këtë ndërtesë. Jemi të sigurtë që Ursula do të na japë njerëzit më të mirë për këtë. Ne do të kalojmë nëpër dhimbjet e nevojshme për të siguruar që cdo para i shpenzuar i taksapaguesve europianë të jetë transparent”

Është një shumë e madhe për ne dhe për ta dhe duhet të bëjmë më të mirën. Mos u shqetësoni gëzohejni ditën sot ka një të nersërme për lajmet të këqija

SHKARKO APP