Rama: Ndryshimi në nivele të larta të Policisë do të bëhet më shpejt se sa ishte planifikuar

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ndryshimet në nivele të larta të Policisë së Shtetit do të bëhen më shpejt se sa ishin planifikuar nisur dhe ngjarjeve të fundit në vend.

Në një komunikim me gazetarët, Rama deklaroi sot se policia ka nevojë për një mbështetje dhe më të madhe sa i përket teknologjisë.

Për sa i përket ristrukturimit jemi në një fazë intensive pune në të gjithë sektorët, për të përgatitur mandatin e tretë dhe është koicidencë, por nuk ka asnjë problem në këtë aspekt, përkundrazi një arsye më shumë. Dua të sqaroj të mos ketë asnjë keqkuptim se dje ministrit të brendshëm ia morët fjalët dhe ia kthyet mbrapsht. Nuk është asnjëherë asnjë ngjarje në çfarëdo niveli dhe çfarëdo sektori që ka edhe fatalitete, pavarësisht përgjegjësisë direkte ose jo, një arsye për të larë duart. Asnjëherë përkundrazi çdo ngjarje është një arsye për të menduar se si gjërat mund të bëhen më mirë. Kur them që në ngjarjet në fjalë sulmi ndaj Policisë së Shtetit është absurd nuk kam parasysh që policia mund të bëjë më mirë punën e vet, kam parasysh se policia nuk është në ndonjë vend demokratik ajo që garanton gjithçka dhe që kontrollon sjelljen e njerëzve.
Policia ka nevojë për një mbështetje dhe më të madhe sa i përket teknologjisë. Ristrukturimi i policisë dhe në aspektin organizativ, tek ai i burimeve dhe i drejtuesve ka nisur si proces dhe po ndërtohet dhe do të realizohet më shpejt pikërisht për të reaguar ndaj kësaj situate. Ndryshimi në nivele të larta të policisë së shtetit do të bëhet më shpejt se sa ishte i planifikuar”, tha Rama.

SHKARKO APP