Rama: Në 12 qershor mbledhim Kongresin e jashtëzakonshëm, të ripërtërijmë PS

Kryeministri Edi Rama në dalje për mediat nga Pallati i Brigadave, para deputetëvë të rinj të Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit ka thënë se në 12 qershor kur shënohet dhe 30 vjetori i Partisë Socialiste, do të mblidhet Kongresi i jashtëzakonshëm i cili do të zgjedhë dhe Asamblenë e re Kombëtare.

“12 qershori është dita e duhur për të thirrur Kongresin e jashtëzakonshëm, për tu mbledhur për këtë fitore dhe programin Shqipëria 2030. Kongresi i jashtëzakonshëm do të zgjedhë dhe Asamblenë e re Kombëtare, ku do të hyjnë dhe më të dalluarit e zgjedhjeve që sapo kaluam”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Rama tha se Partia Socialiste duhet të vazhdojë të ndryshojë dhe të ripërtërihet vazhdimisht.

“Kjo është një arritje fantastike. Por mos harrojmë se fitoret në politikë janë vetëm fillimi i ri i një përpjekje jo më të mëdha. Kemi qenë dhe jemi forca më e besueshme e ndryshimit dhe kush do ndryshim të mëtejshëm ka vetëm një zgjdhje, Partia Socialiste. Kjo nuk ka ardhur as për rastësi por sepse qysh në lindjen e kësaj force politike ne kemi bekimin e një shtyse të vetë ndryshimit në ADN e organizimit të kësaj partie. Jemi e vetmja forcë politke që ndryshon edhe kur fiton. Kjo është sfida e vazhdueshme prandaj jeni gati që të vazhdojë të përballemi me sukses me këtë sfidë duke ripërtërirë PS, që të vazhdojmë të ndryshojmë Shqipërinë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë gjithashtu shpalosi vizionin për Shqipërinë 2030. për të cilin tha se nuk duhet t’iu ngjajë dy mandateve të para.

“Jini gati për ta braktisur llogoren e luftës së vjetër politike, dhe për të përçuar këtë frymë në çdo organizim të PS? Mandati i tretë nuk duhet t’iu ngjajë dy të parëve. Kemi një plan shumë ambicioz për Shqipërinë, energjitë dhe forcat tona duhet të jenë të gjitha në dispozicion të vizionit Shqipëria 2030. Nuk morëm një mandat për Partinë Demokratike, por për të çuar në fund punët e nisura. Do jemi gati për të bashkëpunuar me demokratët kurdo”, shtoi Edi Rama.

SHKARKO APP