Rama në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese: Nuk kam luksin e diplomatëve, do i shmangem këtij kurthi
Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën ndërkombëtare të organizuar në kuadër të 30-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese.
Në fjalën e tij, Rama tha se ndodhet në një pozitë jo të thjeshtë përballë pushtetit gjyqësor dhe diplomatëve të huaj.
“Vlerësoj këtë ftesë ndaj edhe erdha duke ju këkruar ndjesë që nuk mund të qëndroj më gjatë se sa fjala. Duke ju falenderuar për ftesën, më keni vënë përballë një dileme jo të thjeshtë. Ndonëse sebepi është festiv, ushtrimi është delikat dhe skena e pazakontë. Kreu i pushtetit ekzekutiv përballë pushtetit gjyqësor, përballë diplomatëve të huaj që madje kanë edhe një luks të veçantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin dhe hidhërimin për vendimet e gjykatave, çka për mua nuk është e këshillueshme. Një fjalim kritik mbetet po aq i këshillueshëm sa imitimi i diplomatëve kur emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave. Edhe këtij kurthi do mundohem t’i shmangem”, tha Rama.