Rama në Asamblenë e PS-së: Fitoret nuk na i fal kush. Do të ngremë kompaninë publike për naftën

Kryeministri Edi Rama i pranishëm këtë të mërkurë në Asamblenë e Partisë Socialiste, në njësinë numër 4 të Tiranës, foli për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Rama tha se fitoret i kanë të arritura me punë dhe përkushtim, teksa njoftoi se tashmë ka nisur puna për zgjedhjet vendore 2027.

”Nuk është diçka e re, e kemi bërë këtë gjithmonë sepse ky është momenti për të filluar punën dhe për të projektuar fitoren e ardhshme vendore. Duke bërë atë që dimë të bëjmë si askush tjetër, të nisim nga organizmi dhe energjizimi. Vitin e shkuar morëm një fitore shembullore, me 83 mandate. Duhet ta keni parasysh shumë mirë që nuk na i fal kush. Ne jemi forca më e madhe dhe më e organizuar në këtë vend. Jemi një parti politike që asnjëherë nuk ka folur vetëm me veten që kur mori mandatin e parë, por gjithmonë është përpjekur të flasë me njerëz dhe të kuptojë ata. Kemi bërë atë që kemi thënë, nuk na ka dalë gjithmonë t’i bëjmë në kohën kur kemi dashur, sepse jeta sjell shumë të papritura, sidomos jeta politike ka të papriturat e veta”, tha kryesocialisti.

Rama teksa komentoi rritjen e çmimeve të karburanteve, tha se me krijimin e një kompanie publike për tregtimin e naftës, nuk do të ketë më çmime arbitrare. Kryeministri shtoi se sot një sasi e naftës në Shqipëri është jashtë radarëve të shtetit dhe po punohet me ndihmën e një kompanie nga Emiratet e Bashkuara Arabe për ta vendosur situatën nën kontroll. Rama shtoi se sot një sasi e naftës në Shqipëri është jashtë radarëve të shtetit dhe po punohet me ndihmën e një kompanie nga Emiratet e Bashkuara Arabe për ta vendosur situatën nën kontroll.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit. Tjetra që ndodh me naftën është e ashtuquajtura naftë tranzit, që hyn në Shqipëri për të shkuar në vendet që janë në kufij tokësorë me Shqipërinë dhe pastaj ngelet në Shqipëri në mënyrë ilegale. Edhe për këtë kemi një produkt me po të njëjtën kompani, ku shteti shqiptar ka shumicën e aksioneve, për të ndjekur gjithë naftën tranzit që deri më sot është ndjekur me makina. Këto do të kenë impaktin e tyre pozitiv. Ne duam që kompania publike të jetë furnizues në treg dhe të përcaktojë rregullat e lojës duke imponuar jo një çmim arbitrar, por një çmim të bazuar te bursa”,-tha kryeministri. Drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu tha se kjo njësi do të ndahet në 2 blloqe. Zona e “5 Majit” do të drejtohet nga Blerina Gjylameti, kurse e “Oxhakut” nga Eduart Shalsi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?