Rama në Azerbajxhan: Synojmë të ndërtojmë qendër gazi në Vlorë, në bashkëpunim me TAP-in

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Baku të Azerbajxhanit, ku si i ftuar nderi nga Presidenti Ilham Alijev, foli në Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se korridori jugor i gazit e ka bërë Europën më të sigurt dhe do të mbetet një nga burimet e pakta konkurruese të transportimit të gazit për në BE.

Më tej, Rama tha se qeveria synon që të ndërtojë një qendër të gazit natyror në Vlorë.

“Korridori jugor përcakton një format unik të bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo përvojë e re do të shtrihet masivisht në shumë fusha të tjera dhe vërtet kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë, është shndërruar në një urë bashkëpunimi intensiv, me një format, i cili vetëm shton dëshirën dhe mundësitë që ofron. Sot, ky format është shndërruar në një urë, ku pjesë e re përbërëse është bërë edhe dimensioni i energjisë së gjelbër. Sot jemi dëshmitarë se korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë. Teksa Evropa po mbledh furnizimet me gaz të lëng, korridori jugor do të mbetet një nga burimet e pakta konkurruese dhe të sigurta. Në agjendën e gjelbër, gazi i Azerbajxhanit është thelbësor për të ardhmen e përbashkët. Të orientojmë investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Sot, Shqipëria mbështetet 100% në energjinë e ripërtëritshme. Për ne, investimet në energjinë e ripërtëritshme janë thelbësore, theksoi kryeministri.

“Ne ishim një Kore e Veriut në Europë dhe sistemet e gazit ishin jo ekzistuese dhe të shkëputara nga pjesa e botës. Duke u mbështetur në bashkëpunimin e suksesshëm me TAP-in synojmë një qendër të gazit në Vlorë. Duke u bashkuar me atë që theksoi presidenti Alijev kur përmendi nismën e Azerbajxzhanit për të marrë stafetën e COOP dhe për ta organizuar atë këtu. Është treguese kur një vend kaq i pasur në karburant dhe fosile bën një hap para e thotë që të bëjmë një hap, këtu duhet t’i vijë përgëzimi më i madh i Azerbajxhanit dhe mikpritësit tonë jashtëzakonisht të çmuar”, tha më tej Rama.

Më parë, Rama u shpreh se synimet janë që furnizimi i Eurpës me gazin rus të zerohet, ndërsa shtoi se korridori jugor i gazit e ka bërë më të fortë Bashkimin Europian.

SHKARKO APP