Rama në Berlin, merr mesazhin: S’ka integrim pa sundimin e ligjit
Kryeministri Edi Rama këtë të martë ndodhet në Berlin në një vizitë zyrtare, ku mori si mesazh ndër të tjera se Shqipëria nuk do të avancojë me negociatat për Bashkimin Europian pa forcuar sundimin e ligjit. Kjo iu bë e qartë kryeministrit gjatë takimit që pati në Gjermani me kancelarin Sholz. Megjithatë kreu i qeverisë foli për një drejtësi të pavarur dhe të pandikuar politikisht, ndryshe nga sa ka deklaruar më herët për prokurorë e gjyqtarë që blehen nga biznesmenë.