Rama: Në çdo shkollë do të ketë nga një punonjës të Shëndetit Publik
Në takimin online me drejtuesit e Drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore, kryeministri Edi Rama shtoi se çdo shkollë do të ketë edhe një person nga sistemi i shëndetit publik. ”Të gjitha institucionet që po marrin masat për nisjen e vitit të ri shkollor janë në një sfidë të jashtëzakonshme jo thjesht për të nisur, por për të vazhduar dhe mbaruar një vit shkollor shumë më të vështirë se gjithë të tjerët. Prandaj, pas trajnimit të vazhdueshëm, pajisjen me bazën materiale të nevojshme (detergjentë, doreza, maska etj.), do të ketë edhe një person nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës. Këta persona duhet të jenë kontakti i përditshëm për shkollat. Duhet këmbim informacioni dhe mbështetje për ta”.