Rama në delir: Pjesëmarrja ka tejkaluar çdo pritshmëri tonën

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend pasditen e së hënës, ka kaluar në delir, aq sa tha se “pjesëmarrja e 30 Qershorit ka tejkaluar çdo pritshmëri” të mazhorancës dhe shtoi se rezultati tregoi se opozita nuk ka shans që të fitojë në zgjedhjet e vitit 2021.

“Pjesëmarrja e 30 Qershorit ka tejkaluar çdo pritshmëri tonën. Kemi marrë një numër shumë më të madh votash për kandidatët, nga një garë ku gjysma e tyre nuk kishin kundërshtarë. Po të kishte qenë garë normale, me kandidatë në çdo bashki, pa diskutim që kjo përqindje do të ishte më e lartë sesa ajo e vitit 2015. Rezultati ynë e tregoi qysh sot se pse ajo opozitë nuk ka asnjë shans rikthimi te fitorja në zgjedhjet e vitit 2021”, u shpreh kreu i qeverisë.

“E pata thënë se lufta e tyre për të prishur zgjedhjet do të përfundonte me një vrimë në ujë, por kjo nuk do t’i pengonte ta konsideronin fitore të madhe. 85% e popullit refuzoi Ramën, thonë të shkretët. Janë po këta që thonë që të gjithë shqiptarët kanë ikur nga vendi”, shtoi kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?