Rama: Në Durrës duhet të ndërtohet impiant për mbeturinat

Kryeministri Rama gjatë vizitës në Impiantin e përpunimeve të mbetjeve, në Fier është shprehur se një projekt i tillë duhet të aplikohet edhe në Durrës pasi situate me djegien e mbeturinave është një emergjencë. Kreu i qeverisë e ka krahasuar Roskovecin me Toskanën, si një zonë me potencial për zhvillimin e agroturizmit.

Impianti i trajtimit të mbetjeve në Fier pritet të përfundohet brenda vitit 2019. Kryeministri Rama u shpreh se banorët e kësaj zonë do të shpëtojnë gangrene mjedisore si pasojë e pirgjeve të plehrave që mblidhen dhe digjen pa kriter. Një projekt i tillë pritet të përfshijë edhe Durrësin, e cila është në një situatë emergjente.

Rama: Një projekt i tillë kthehet në një tabelë qitjeje e fut e bjer kush të mundet: “korrupsion”, “grabitje”, “hajdutëri”, “PPP”, por lum kush duron dhe koha i vë gjërat në vend. Ne duam të bëjmë të njëjtën gjë edhe për Durrësin. Edhe aty kemi situatë emergjence mjedisore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i qeverisë Rama gjatë vizitës në këtë impiant nuk ka la pa ngacmuar edhe protestën e opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Për atë nuk proteston njeri, për atë nuk kishin ndonjë vërejtje ushtarët e doktoreshës. 

Kryeministri së bashku me Ministren e Shëndetësisë inspektuan edhe pavijonin e ri të Hemodinamikës, në shërbimi të kardiologjisë në Fier. Ndërsa gjatë vizitës në Kishen bizantine te Shën Kollit në Roskovec, Rama e ka cilësuar këtë zonë si një nga më të bukurat në Shqipëri, madje duke e krahasuar me Toskanën e Italisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?