Rama në Elbasan: Finalja e madhe e Formula 1 brenda vitit 2030
Edi Rama çeli sot fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit në Elbasan. Kryeministri veçoi kantierin e ndërtimit të automotoparkun, i cili do t’i japë zhvillim ekonomik qytetit, por edhe Shqipërisë së Mesme.
“Kantier jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin, Shqipërinë e 2030-ës, për rritjen me kuaj fuqi të ekonomisë sonë, për krijimin e një platforme komplet të re mundësish ekonomike e punësimi për të çelur një hapësirë këtu në Shqipëri që është një hapësirë unike në Ballkan, ku do të hapet rruga për aktivitete të mëdha ndërkombëtare në fushën e automotosportit dhe eventeve të mëdha muzikore etj”, tha Rama.
Rama premtoi se brenda vitit 2030, do sjelli grand finalen e Formula 1. “Kulmin e një industrie komplet të re dhe komplet tjetër të sportit që lidhet me një mijë gjëra të tjera dhe të gjitha lidhen me ekonominë. Nuk është fjala për një garë më 1 miliard shikues dhe që sjell këtu 100 mijë njerëz, është fjala për një industri të tërë garash ndërkombëtare”, tha ai.