Rama në Fier për reformat, hapjen e partisë, mburr edhe punën e Subashit

 

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ndodhej në Fier në kuadër të turit “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë”, ku edhe zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste në këtë qytet.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se në fokus të takimit me strukturat e Partisë Socialiste ishin reformat dhe hapja e re e partisë.

Rama po ashtu vlerësoi edhe punën e kryebashkiakut të ri të Fierit.

“Në Fier me strukturat e Partisë Socialiste” për reformat dhe hapjen e re të partisë. I mbresuar pozitivisht nga puna dhe projektet e kryebashkiakut të ri”, shkruan kreu i qeverisë, Rama.

Fieri është një ndër zonat ku e majta ka mbështetje të madhe. Por pas ardhjes në pushtet, kreu i PS-së dhe kryeministri i vendit, duket se është i ndërgjegjësuar me zhgënjimin e bazës pasi të zgjedhurit nuk i janë përgjigjur si duhet premtimeve në zgjedhjet e kaluara.

Madje flitet dhe për një lloj arrogance mes deputetëve dhe elektoratit, çka ka detyruar vetë kryeministrin të rikthehet në bazë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve.   

SHKARKO APP