Rama: Në fillim të korrikut hapen dy rrugë të reja

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nga shkurti i vitit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i Urës së Bunës që lidh Shqipërinë me Malin e Zi me një urë 1 km, duke eliminuar kalimin e kufirit përmes Murriqanit dhe Hanit të Hotit.

Duke folur në Kuvend, ai u shpreh gjithashtu se në ditët e para të korrikut do të hapet Kardhiq – Delvinë dhe bypass i Vlorës.

Duke qenë se ju mbani shënime dhe merreni me shifra, në shkurt të 2023 me kryeministrin e Malit të Zi të jemi atje për të filluar puna për ndërtimin e urës. Po ndeshen atje me një situatë jo të lehtë për shkak të rritjes së çmimeve, sidoqoftë shkurtin e ardhshëm fillon puna. Në 2 korrik hapet përfundimisht aksi i shumëpërfolur prej 100 vjetësh Kardhiq – Delvinë. Në 9 korrik hapet përfundimisht bypass i Vlorës. Ne nuk do fillojmë vetëm Milot – Balldren, sepse ne nuk mendojmë me arna siç mendoni ju. Ne do bëjmë Murriqan – Milot, Kashar – Rrogozhinë dhe kështu me radhë”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?