Rama në Greqi më 12 Maj, ”Kathimerini”: Mitsotakis i shqetësuar se mund të ndikojë te vota e shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama do të nis një tur në diasporë. Takimi i parë është me shqiptarët që jetojnë në Greqi me 12 Maj dhe duket se ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare. Shkak, sipas mediave greke, lidhet me frikës se Rama mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian.
Sipas gazetës “Kathimerini”, autoritetet greke i kanë kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë shqiptarë që të shtyjë takimin me emigrantët pas 9 qershorit, datë e cila përkon me ditën e zgjedhjeve për eurodeputetët. Gjithashtu në shkrim thuhet se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut organizatorëve, e cila është parashikuar të mbahet pranë stadiumit Galatsi.
Media greke ”Kathimerini” shkruan se ju referohet burimeve diplomatike shqiptarë dhe greke, sipas të cilave, më këtë vizitë Rama mund të orientojë votën e shqiptarëve si një kundërpërgjigje për kandidimin për zgjedhjet europiane të Fredi Belerit për llogari të partisë së shefit të qeverisë greke Kiriakos Mitostakis.