Rama në Greqi për emigrantët, Arben Cani: Takim patriotik, jo politik. Vota nuk blihet apo shitet

Kreu i Shoqatës së Emigrantëve, Arben Cani, e cilëson takimin me kryeministrin Edi Rama në Greqi patriotik dhe jo politik.

“Ne si shqiptarë në Greqi nuk takojmë kreun e Partisë Socialiste, por kryeministrin e Shqipërisë. Është krenari për ne si emigrantë që të takojmë për herë të parë një kryeministër të vendit tonë në shtetin që jetojmë prej vitesh”, tha Cani.

Sipas tij, votën e diasporës të gjithë emigrantët e kanë kërkuar prej vitesh dhe këtë gjë do ta bëjnë edhe në takimin me Ramën të dielën.

“Vota e emigrantëve nuk blihet apo shitet, nuk korruptohet, është një votë demokratike dhe çdo parti, qoftë majtas apo djathtas, e ka frikë këtë votë”, theksoi Cani.

SHKARKO APP