Rama në Itali, flet mbi marrëveshjen për pensionet e emigrantëve
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi këtë të enjte një vizitë zyrtare në Utali, ku u prit nga homologu Giuseppe Conte. Kryeministri Italisë ripërsëriti qëndrimin e shprehur gjatë vizitës në Tiranë, se opozita shqiptare duhet të ulet në tryezën e bisedimeve me shumicën qeverisëse pa asnjë kusht.
Rama në konferencën për shtyp foli me terma konkrete se cfarë i kishte kërkuar mikpritësit të tij Giuseppe Conte.
“Ia vlen të shihet edhe situata mbi sigurimet shoqërore për të arritur një dakordësi për njohjen për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali. Ne do të vazhdojmë në këtë bashkëpunim për të intensifikuar marrëdhëniet. Ne si qeveri shqiptare jemi koshientë për rritjen e numrit të qytetarëve italianë që jetojnë në Shqipëri. Gjatë bisedës me kryeministrin Conte folëm edhe për dhënien prioritet të firmave italiane që operojnë në vendin tonë. Folëm edhe për arbëreshët që jetojnë në Itali, që janë një vlerë e shtuar kulturore e shtetit italian në morinë e vlertave kulturore që paraqet Italia”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

