Rama në Kryesi: Ja kur mbledhim asamblenë

Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë e saj, ku u diskutua lidhur me procesin e 30 qershorit.

Në fund të korrikut Partia Socialiste do të mbledhë asamblenë.

Në fokus të kësaj mbledhje të sotme ishin edhe votimet e 30 qershorit. Mësohet se Rama i ka kërkaur të tijëve të bëhen mbledhje dhe analiza me asambletë e PS në çdo bashki.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai po ashtu ka kërkuar të ketë diskutime për rezultatet zgjedhore dhe ecurinë e procesit të konstituimit të këshillave bashkiake dhe kryetarëve të rinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbledhja e sotme vjen një ditë pas deklarave të bëra dje nga Presidenti Meta dhe ofertës që ai bëri për t’i dhënë fund krizës politike. Meta propozoi që për të zgjidhur krizën, në 13 Tetor përveç zgjedhjeve për pushtetin lokal, të ketë dhe zgjedhje për Kuvendin dhe për presidentin, një kërkesë kjo që gjeti heshtjen e kryeministrit Rama.

Pas 30 qershorit, Rama u shpreh se në PS do të niste një debat i brendshëm, por edhe me kundërshtarët politik, për të diskutuar lidhur me ecurinë e reformave, që kërkojnë bashkëpunimin e të gjitha palëve, veçanërisht ajo zgjedhore, por deri më tani nuk ka ndonjë shenjë për bashkëpunim.

Mazhoranca të hënën pritet të ngrejë komisionin hetimor, që do të verifikojë shkeljet e presidentit Meta në caktimin e një dekreti të ri për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vendin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?