Rama në lagjen e re të Rindërtimit në Laç: U takova me Erdoganin, është interesuar për…
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme lagjen e re të Rindërtimit në Laç. Rama ishte i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Kurbinit. ”Larg qoftë tërmet tjetër tani, por ne do e bëjmë më të fortë, më të bukur, më cilësore”,- tha Rama.
Nga ana tjetër ai ka zbuluar se para disa ditësh me Erdogan kanë folur edhe për këtë çështje, teksa është shprehur se Presidenti turk ka qenë shumë i kënaqur nga ecuria e punimeve.
”Isha me Presidentin përpara, në Presidencën e tij në Marmaris. Ai interesohet herë pas here në fakt, edhe shumë i kënaqur që puna ka filluar intensivisht”,- tha më tej kreu i qeverisë.